Ekipi i Kukësit është rikthyer në stërvitje me grup të plotë. Siç njoftoi dhe faqja zyrtare e klubit verilindor, seanca e sotme stërvitore është zhvilluar në Elbasan, në kuadër të përgatitjeve për rifillimin e Superiores, që është parashikuar me datë 3 qershor.
Në faqen zyrtare, Kukësi shkroi: “Ekipi është rikthyer sot në fushë pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të Covid-19. Duke respektuar distancën e sigurisë dhe protokollin, futbollistët kanë rinisur përgatitjet.
Skuadra është zhvendosur në Elbasan ku do të zhvillojë edhe një fazë përgatitore para rikthimit të kampionatit, i planifikuar për të rinisur në datën 3 qershor”./abcnews.al

