Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia në gatishmëri, “blindohet” Kryeministria pak para protestës

schedule16:04 - 18 Maj, 2020

schedule 16:04 - 18 Maj, 2020

Policia ka nisur përgatitjet për protestën e paralajmëruar në orën 16:30 të thirrur nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.

Në gatishmëri do të jenë më shumë se 1000 policë, të cilët përveç blindimit të ministrisë së Brendshme dhe krijimit të një perimetri sigurie rreth Teatrit Kombëtar, Forca të shumta policie do të qëndrojnë edhe tek kryeministria.

Ashtu siç ka ndodhur edhe më herët në protestat e organizuara nga opozita, dyerve të kryeministrisë u është  vendosur një shtresë e blinduar. Ndërkohë që ka mbërritur edhe një autoblind me ujë, që do të shpërbejë për shpërndarjen e turmave, nëse do të ketë tensione.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë skenar në lidhje me atë që do të ndiqet nga protestuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitës që do të jetë mbështetëse në këtë protestë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!