Kukulla seksi në vend të manekinëve që do të duhet të zëvendësonin tifozët në shkallët bosh të stadiumit të Seul. Gafa e ekipit vendas shkaktoi polemika por klubi u justifikua se ato ngjanin shumë me njerëzit.
Ngjarja ndodhi në Korenë e Jugut këtë fundjave, dhe ekipi i Seulit u detyrua t’i kërkojë falje federatës së futbollit. Një gjetje marketingu që u transformua në autogol.
Kukullat e seksit ishin në shkallët e stadiumit dhe në duar mbanin parulla mbështetëse për ndeshjen e parë të sezonit të Seul. Në pamje të parë dukeshin si manekinë, më pas u zbulua se ishin kukulla seksi, disa prej të cilave kishin dhe etiketën me adresat përkatëse në internet dhe pse pornografia është e ndaluar me ligj në Korenë e Jugut.
Faljet publike të drejtuesve të ekipit u publikuan menjëherë në adresat e Facebook dhe Instagram, dhe pse me këmbënguljen se ishin manekinë. Por më pas u detyruan të pranojnë se ishin marrë nga një kompani që prodhonte “lodra seksi”. Pak para ndeshjes një shoqëri me emrin Dalkom ishte ofruar të mbushte disa nga vendet bosh të stadiumit dhe ekipi i futbollit të Seul kishte pranuar: 30 manekinë, 25 femra dhe 5 meshkuj.
Një zëdhënës i klubit të futbollit shpjegoi se askush nuk u përpoq të verifikonte se cfarë prodhonte kompania që i furnizoi, për më tepër që kukullat në këtë rast kishin shumë ngjashmëri me njerëzit./abcnews.al