Besimtarët do të mund t’i drejtohen sërish Bazilikës së Shën Pjetrit për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Papa Francesko, ndërsa në Itali të gjithë tashmë mund të shkojnë në kishë pas lehtësimit të mëtejshëm të masave.
Papa Francesko, me meshën e zhvilluar mbi varrin e Gjon Pali II në 100 vjetorin e lindjes së tij, shënoi mëngjesin e të hënës hapjen e meshave me praninë e besimtarëve në bazilikën e Shën Pjetrit. Në të njëjtën datë besimtarët do të mund t’u kthehen kishave në territorin italian. Në kapelën e varrit të Papës se Shenjtë ishin të pranishëm 30 persona, të cilët respektonin distancën e sigurisë.
Mesha për Papa Vojtilën është e fundit e Papa Franceskos që transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fazë pandemie.
Papa Francesko u shpreh se 100 vjet më parë Zoti vizitoi popullin e tij, dërgoi një burrë dhe e përgatiti për t’u bërë peshkop dhe për të drejtuar kishën. |
Për të hyrë në bazilikë, besimtarët duhet të masin fillimisht temperaturën dhe do të mund të lëvizin vetëm në pikat e shënuara. Vendi ishte mbyllur për pelegrinët që nga data 10 mars.
Në Bazilikë u zhvillua dhe mesha e Pashkëve vetëm me praninë e grupeve të vogla fetarësh dhe personel të Vatikanit. Por ndalimi ishte në fuqi deri prej 69 ditësh./abcnews.al