Dhjetëra qytetarë me mjetet e tyre janë bllokuar në postbllokun e rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan, që prej ditës së djeshme dhe nuk lejohen të futen në Tiranë.
Policia ka vendosur postbllok në këtë aks rrugor me synimin që të shmangeshin grumbullimet në protestën e djeshme.
ABC News ka mësuar se postblloqe të shumta janë ngritur edhe në qytetet veriore por edhe në jug të vendit, konkretisht në Gjirokastër.
Siç shihet nga pamjet, policia ka ngritur postbllok në dalje të qytetit të Kukësit në rrugën e Kombit dhe Gjirokastër.
Të gjithë automjetet i nënshtrohen kontrollit të policisë pavarësisht se zonat janë shpallur të gjelbra e si të tilla mund të qarkullojnë lirshëm sipas udhëzimeve të qeverisë.
Urdhri i ministrisë së Brendshme mesa duket është ende në fuqi, pasi sot do të zhvillohet një tjetër protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar./abcnews.al