I ftuar në “ABC e mëngjesit” anëtari i kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj tha se historia shumë shpejt do t’i tregojë vendin atyre që vijnë në pushtet me vota të vjedhura, ndërsa u shpreh se ka ardhur një moment ndarjeje, ku duhet të qartësohet qëllimi final për të marrë përgjegjësitë.
I ndalur te protesta e qytetarëve dhe protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar si theksoi se ishte një moment dështimi, që sipas tij duhet të sjellë një reagim dhe protesta masive.
“Unë do ta shikoja si një dështim të qytetarëve, pse jo të opozitës dhe të vetë artistëve sepse ishin të përçarë. Fundi ishte tragjik, por fundi i Teatrit ishte momenti i fundit që po i ndan gjërat përfundimisht”, u shpreh ai.
I pyetur për qëndrimin e opozitës ai u shpreh se opozita duhet të ishte në shesh me qindra e mijëra.
“Të instalohet protesta. Kam dy javë që e propozoj. Protesta duhet të jetë e tillë, pa kthim në shtëpi deri në rrëzimin e pushtetit. Në këtë situatë nuk ka më kohë për tërheqje. I kam bërë thirrje opozitës që të marrim përgjegjësitë që kemi përpara kombit.
Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje të gjithë deputetëve të sotëm që janë në Parlament të dorëzojnë mandatet. Opozita duhet të marrë përgjegjësinë përpara popullit”, u shpreh ai./abcnews.al