“Çudi si mund të të bëjë keq diçka kaq e vogël”, panik për legjendën e Juves

schedule09:57 - 18 Maj, 2020

schedule 09:57 - 18 Maj, 2020

Momente frike për Alex Del Pieron, i cili ka përfunduar në spital. Legjenda e Juventusit ka pasur probleme me gurët në veshka dhe është shtruar në një spital të Los Angelos në SHBA, vend në të cilin kalon një kohë të konsiderueshme.

Ende nuk besoj se si një gjë e vogël prej 3 mm mund të të bëjë kaq keq“, shkruan ish-kapiteni i bardhezinjve në “Instagram”. Për fat të mirë gjendja e tij nuk është serioze, teksa kanë vërshuar mesazhet inkurajuese.

Klubi i Juventusit i uron shërim të shpejtë, njësoj si Sydney FC, Luis Figo dhe Max Biaggi, sa për të përmendur disa. Del Piero do të qëndrojë disa ditë në spital për të pushuar dhe më pas mund t’i rikthehet jetës normale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!