Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Stërvitjet kolektive, trajnerët e skuadrave italiane marrin lajmin e hidhur

schedule21:57 - 17 Maj, 2020

schedule 21:57 - 17 Maj, 2020

18 maji ishte zgjedhur si dita e rifillimit të stërvitjeve kolektive për skuadrat italiane, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Ministria e Sporteve ka vendosur të shtyjë datën e rinisjes së stërvitjeve reale me anë të një deklaratë të bërë në ditën e sotme.

Komiteti Shkencor nuk ka miratuar akoma dekretin përfundimtar për lejimin e kompeticioneve sportive dhe kjo ka ndikuar që Vincenzo Spadafora, Ministri i Sporteve, të detyrojë trajnerët të presin edhe pak për të zhvilluar seanca stërvitore normale.

Skuadrat e futbollit të vendit fqinj, do të vijojnë të përgatiten me stërvitje individuale, ky vendim ka ulur disi entuziazmin e krijuar dhe rifillimi i Serie A duket akoma larg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!