Gazetari Blendi Fevizu ka dhënë një lidhje Skype në Abc News argumentet se pse nuk duhet të ishte shembur godina e Teatrit Kombëtar, ndonëse sipas tij nuk ishte e denjë për të qenë Teatër.
Ai e quajti atë një godinë historike me vlera kulturore ndërsa shtoi se nëse godinat e tjera historike nuk futen në listën e trashëgimisë kulturore, do të kenë edhe ato fatin e saj.
“Ka dy pjesë, trashëgimia kulturore dhe procedurat. Jam marrë me pjesën e parë. Nuk është prishur Teatri, por godina. Kjo godinë është çështje e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, ishte pjesë e të gjithë shqiptarëve. Ajo është një godinë e projektuar nga një arkitekt italian. Ka shërbyer si kinema, si sallë koncertesh, si sallë studimi.
Aty janë zhvilluar edhe mbledhje të ndryshme politike. Kjo godinë mund të kthehej në muze dhe artistët të shkojnë diku tjetër. Ndërkohë që për ndërtimin e një godine të re jam kundër, sepse është kosto dhe të ndërtosh për rreth 15 mijë persona që shkojnë një teatër një godinë që kërkojnë miliona euro është kosto shumë e lartë.
Çështja procedurale i takon drejtësisë. Bindja ime më e madhe sot ka qenë çështja e trashëgimisë. Rama kishte bindjen se teatri nuk ka asnjë vlerë historike, por nëse na ndodhi kjo sot, mund të na ndodhë edhe me pjesë të tjera të Tiranës të cilat nëse nuk përfshihen në listën e trashëgimisë kulturore mund t’i shembin. Unë përqendrohem te pjesa kulturore. Për mua nuk vlente për godinë teatri por as për t’u shembur”, tha Fevziu./abcnews.al