Tjetër klub anglez pas Marash Kumbullës. Manchester United, Tottenham, Everton dhe Chelsea janë lakuar në të shkuarën, ndërkohë që tani sipas “Mirror” është futur në garë edhe Arsenali. Në artikullin e tabloidit britanik shkruhet: “Arsenali në garën për transferimin e Marash Kumbulla, i krahasuar me Chiellinin e ri”.
Kumbulla ndërkohë kërkohet edhe nga Inter, Lazio e Napoli në Serie A, kurse emri më i lakuar në Gjermani është RB Leipzig. Mbrojtësi shtatlartë ka spikatur në Itali këtë sezon dhe Hellas Verona është gati ta shesë, por për çmimin e duhur. Pretendimet e tyre kanë ardhur në rritje.
Tashmë synohet të përfitohen 30 milion euro nga shitja e Kumbullës. I riu është produkt i skuadrës së moshave të Verona, që tashmë është kthyer në një xhevahir dhe do të mbushë arkat e klubit në momentin e transferimit. /abcnews.al