Me prishjen e Teatrit Kombërar situata është tensionuar në zonën e rrethuar nga kordonët e policisë. Nuk ka munguar rezistenca nga grupe të ndryshme që janë angazhuar në kauzën e Teatrit.
Ndërkohë, Abc News mëson se deri më tani, si shkak i trazirave, janë shoqëruar 30 persona. Mësohet se nuk ka flet-arreste por vetëm shoqërime. Burime thonë që nuk ka të arrestuar.
Kujtojmë këtu se të në orët e para të mëngjesit kur ka nisur shembja, mes personave që janë shoqëruar janë Neritan Liçaj, Robert Budina, Monika Kryemadhi, të cilët pak kohë më vonë u lanë të lirë.
Të shoqëruarit janë shpërndarë në disa komisariate, por shumica prej tyre thuhet të jenë tek Komisariati numër 1, ku siç raporton gazetarja e Abc News Glidona Daçi, situata paraqitet e qetë. /abcnews.al/