Në orët e para të ditës së sotme është shembur një pjesë e Teatrit Kombëtar.
Tashmë një numër i madh qytetarësh, forca të shumta policore dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur në zonën pranë teatrit ndërsa nuk kanë munguar as trazirat.
Ndërkohë, raportohet se në përballjet që po ndodhin në zonën e rrethuar nga forca të shumta policore është dhunuar gazetari Alfred Lela.
Në disa pamje të kapura direkt nga vendi i ngjarjes, duket gazetari i shtrirë në tokë nga forca të shumta policore. /abcnews.al/