Me biçikletë në Seman, trendi i 50 viteve më parë është rikthyer por tani, si vend-strehim për banoret e izoluar të qytetit.
Ata po ikin gjithnjë e më tepër larg shesheve prej betoni, për t’iu gëzuar natyrës.
“Nuk kishte makina. Marr biçikletën, vendos gruan pas. Një vajzë në kosh, tjetrën në prehrin e gruas dhe shkonim në plazh”, tregon një qytetar i Fierit.
Rikthimi te zakonet e vjetra vihet re edhe tek shitjet e këtij mjeti.
Në pamundësi për të lëvizur me makinë, qytetarët po blejnë biçikleta e bashkë me to edhe lirinë për të dalë jashtë qytetit.
“Ka një kërkesë në rritje krahasuar me vitet e tjera“, tregon një tregtar.
Të kompesosh karantinën me aktivitet fizik, për këtë është biçikleta, ndërsa plazhi i Semanit është motivimi i duhur.
Pandemia dhe masat mbrojtëse këtu mes hapësirave të mëdha të Semanit, pothuajse harrohen.
Me distancë prej 20 kilometrash rruga për në plazhin e Semanit është e gjitha në vijë të drejtë, çka e bën të përshtatshme për ecje me biçikletë.
Që prej vendosjes së karantinës, qindra qytetarë po shfrytëzojnë oraret kur lejohet lëvizja për të frekuentuar zonat periferike.
Mes këtyre të fundit plazhi i Semanit arrihet lehtësisht duke u kthyer në destinacionin e preferuar të periudhës së shtetrrethimit.. /abcnews.al