Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Dibër.
Policia ka njoftuar se një 23 vjeçar SH. L. i cili ka qenë me bagëti është vetëplagosur.
Me sa duket plaga që ka marrë i riu, ka qenë e rëndë pasi 23 vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë për në spital.
Dibër / informacion paraprak
Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen, njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.
Në lidhje me vetplagosjen me armë zjarri të 23 vjeçarit ju informoj se shtetasi Sh. L, humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ./abcnews.al