Banesa përfshihet nga flakët, vdes i moshuari

schedule16:47 - 19 Mars, 2018

schedule 16:47 - 19 Mars, 2018

Një 90-vjeçar është ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Legisi” në Tiranë rreth orës 16:10.

Policia bën me dije se viktima është identifikuar me inicialet B.G. Forcat e zjarrfikëses shkuan në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë Policisë

90-vjeçari humbi jetën si pasojë e asfiksisë,  ndërsa ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Me datë 19.03.2018, rreth orës 16:10, në rrugën “Gjergj Legisi”, në banesën e shtetasit B.G., 90 vjeç i cili ndodhej në banesë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit. /abcnews.al