VIDEO/ Poeti që vranë se mposhti Sigurimin e Shtetit – Abc Story

schedule22:19 - 16 Maj, 2020

schedule 22:19 - 16 Maj, 2020

Në vitin 1992, kur komunizmi lindor ishte shpërbërë, një film artistik, që tentonte të zbërthente mënyrën se si funksiononte mendja e Josif Stalinit, rindërtoi vrasjen e Sergei Kirovit, – bashkëpunëtorit të tij më të vlerësuar.

Në mendjen e diktatorit komunist, Sergei Kirovi vendosej si tepër i zgjuar dhe i guximshëm… pra ishte i vetmi që mund ti zinte vendin.

Në datën 1 dhjetor të vitit 1934 përfundimi do të ishte një plumb pas koke.

43 vite më pas, në 17 korrik të vitit 1977 ngjashmërisht të njëjtën krim, këtë radhë të vërtetuar, do të kryente edhe regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Porse në rastin shqiptar plumbi duhet të shpërthente kokën e Vilson Blloshmit – një të panjohuri nga fshati i thellë Bërzeshtë i Librazhdit – dallimi i vetëm i të cilit ishte dëshira për të lexuar libra dhe sidomos poezi.

Për habi, që të shkonte te qëllimi, shteti komunist ishte angazhuar pothuaj tërësisht, filluar nga krerët e tij, shkuar te Komiteti i Partisë së Rrethit, profesorë e pedagogë, ekspertë e mashtrues, oficerë e bashkëpunëtorë të Sigurimit, hetues e prokurorë, gjykatës provincialë e qendrorë..

Po përse gjithë ky mobilizim? Përse duhej gjithë kjo ushtri?

Si mund ta rrezikonte ngrehinën e stërmadhe të diktaturës një njeri që e kishin dërguar të rrëmonte si urithi në zgafellët e thellë të minierave?

Përse një djalosh provincial do të tregohej me gisht si armiku publik numër 1?

Pikërisht një histori të parrëfyer të Vilson Blloshmit, poetit që e pushkatuar vetëm sepse me zgjuarsinë e tij ju shmang të gjitha kurtheve e kombinacioneve të Sigurimit të Shtetit, ju ftojmë të ndiqni të plotë në videon e mësipërme përmes një dokumentari të përgatitur nga gazetari Ferdinand Dervishi./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!