Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sukseset e Gjimshitit jo rastësore, ai dhe Atalanta gati të rikthehen”

schedule17:28 - 15 Maj, 2020

schedule 17:28 - 15 Maj, 2020

Berat Gjimshiti ka kaluar një situatë të vështirë, si të gjithë lojtarët e tifozët e Atalantës. Bergamo është qyteti më i prekur nga koronavirusi, por situata po normalizohet disi dhe ka ardhur momenti të rifillojë futbolli.

Skuadra bergamaske po kalonte një formë fantastike në Serie dhe Champions League, kompeticion ku është kualifikuar në çerekfinale. Agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Milos Malenovic deklaron për TMW se ka besim se djemtë e Gasperinit do të rikthehen aty ku e lanë.

Nga pikëpamja sportive, pezullimi i kampionatit ka qenë shumë zhgënjyes për Gjimshitin. Jam i bindur që sukseset nuk kanë ardhur rastësisht, Berati dhe Atalanta do të jenë në gjendje të konfirmojnë rezultatet e mrekullueshme, në Itali dhe Evropë.

Gjimshiti e ka përjetuar nga afër situatën e krijuar nga koronavirusi në Bergamo, aty ku ka patur shumë raste me COVID-19. Natyrisht, si të gjithë lojtarët e tjerë, ai shpreson që të kthehet në fushë dhe të luajë futboll sa më shpejt të jetë e mundur“, deklaron Milos Malenovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!