Mjeku Pneumonolog Arjan Mezini ishte sot në studion e “ABC News” ku foli për situatën e pandemisë dhe shtimin e rasteve të personave të prekur me COVID-19.
Mezini shpjegoi se dilema nëse ka pasur raste më herët në Shqipëri të personave të prekur me COVID-19, duhen pasur raste konkrete për ta provuar diçka të tillë, ndërsa shtoi se testet serologjike duhet të shtrihen në masë, për të kuptuar se ku jemi.
Ai tha se në analizat e gjakut COVID-19 ka disa veçanti të tjera në krahasim me pneumoninë bilaterale që shkaktohen nga viruse stinore. Mjeku Mezini sqaroi se të gjithë penumonitë bilaterale në Sanatorium të nxirren dhe të shihen imazhet radiologjike e më pas të krahasohen me imazhet e COVID.
Lexo edhe: Arjan Mezini: Masat ekstreme të panevojshme, nuk patëm strategji
Gjithashtu mjeku pneumolog tha se këtyre pacientëve t’i bëhen teste serologjike për të kuptuar nëse kanë qenë apo jo COVID.
“Testi me tampon është një standard i artë. Këtë tampone e mira është që të ritestohen në drejtim të COVID. Duhet t’i kthehemi këtyre rasteve për të kuptuar, ka qenë apo jo, kur ka filluar, dhe nga ana tjetër nëse ne kemi pasur raste që atëherë kuptojmë sesi ka funksionuar sistemi ynë spitalor. Kjo ka shumë vlerë për tu bërë”, sqaroi ai.
Sa pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në këto momente në COVID2?
Mezini: Në spitalin COVID2 janë 3 pacientë që kanë dalë me tampon pozitiv dhe diku te 5-6 pacientë me pneumoni bilaterale, të cilët kanë rezultuar tampon negativ.
Sa i përket personelit mjekësor, ai shtoi se për dy javë pacientët trajtohen nga një klinikë dhe për dy javë nga një klinikë tjetër, dhe se bëhet fjalë për 7 mjekë dhe 10 apo 12 infermierë në shërbim të këtyre pacientëve.
Pas ditës së hënë besoj që sanatoriumi do të kthehet në funksion të sëmurëve kronik pulmonar edhe pse jemi në pritje të një vendimi të tillë.
Në spitalin e Elbasanit numri i shtrimeve ka qenë i pakët dhe kjo nënkupton se ose një pjesë e mirë kanë qëndruar në shtëpi. Ndoshta se edhe pacientët kronik patën frikë se mund të infektoheshin me OCIVD-19, ose edhe një problem tjetër mund të ketë qenë transporti.
U bënë dy muaj që pacientët kanë qëndruar larg sistemit shëndetësor dhe shpresoj që të kenë që i stabilizuar shëndeti i tyre. Sa i përket menaxhimit të situatës ai theksoi se në këtë kohë pandemie pavarësisht ngarkesës tha se mundtë ketë lënë një impakt negativ.
Kur ka mbërritur COVID-19 në Shqipëri?
Mezini: Për këtë duhet të kemi raste konkrete, por megjithatë COVID-19 ka disa veçanti të tjera. Tani e mira është që këto kartela tani të nxirren dhe të shikohen imazhet e covid dhe këtyre pacientëve ti bënim teste serologjike.
Unë e kam marrë gjakun dhe nuk kam përgjigje akoma. Një pjesë e kolegëve të mi kanë rezultuar të prekur që e kanë kaluar infeksioni.
Testet serologjike duhet të shtrihen më tepër për të kuptuar se ku jemi. Testet sierologjike nuk kërkojnë kushte speciale dhe mund tu bëjë çdo laborator që është i certifikuar.
COVID-19 nuk është vetëm një sëmundje që prek vetëm mushkëritë, edhe pse ai është organi kryesore që preket. Studimet e fundit kanë treguar
Urina mendohet tani që të jetë një indikator mjaft i fuqishëm për të parë se si do të vazhdojë ecuria e sëmundjes. Është një sëmundje që prek edhe veshkat.
Është vënë re të ketë lënë efekte anësore?
Mezini: Është shumë shpejt për të folur për këtë gjë. Këto janë rastë që duhen vlerësuar dhe besoj pas 3-4 muaj mund të flasim më qartë.
Sa i përket rikthimit të një vale të dytë ai shpjegoi: Ky virus bën mutacione, historia ka treguar që kur rikthehen janë më të dobët, por nuk duhet të kemi këtë panik që patëm momentin e parë sepse nuk e njihnim.
Sa të rrezikuar jemi të infektohemi nëse shkojmë në plazh apo pishina?
Mezini: Plazhi duhet bërë patjetër. Nuk besoj se ka problem thjesht duhet të përkushtohemi tek këto tre rregulla mbajtja e distanca , jo grumbullime, mbajtja e maskave. Tani duhet të kalojmë te përgjegjësia individuale”, tha ndër të tjera mjeku Pneumolog./abcnews.al