Dries Mertens duket se do t’i bashkohet Interit, pasi mediat italiane raportojnë se sulmuesi belg, ka arritur një akord me zikaltërit, si dhe ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare.
La Repubblica dhe Corriere dello Sport kanë raportuar se transferimi i Mertens në San Siro, është thjesht çështje kohe dhe zyrtarizimi, mund të bëhet para përfundimit të sezonit. Mertens nuk rinovoi me Napolin dhe kontrata e tij, skadon në qershor.
Belgu do të jetë një përforcim i rëndësishëm për Interin, pasi Lautaro Martinez mund të largohet drejt Barcelonës. Agjenti i Mertens është në zotërim të kontratës që ka ofruar Interi dhe mungon vetëm firma e 33-vjeçarit./abcnews.al