E mbijetuara, kështu e quan veten 108 vjeçarja nga New Jersey.
Nëse jeni dikush i cili ka kaluar pandeminë e gripit në vitin 1918 dhe pandeminë aktuale të koronavirusit, atëherë ky epitet ju përshtatet.
Goldsholl, e cila jeton në një azil në Allendale, New Jersey, është shëruar plotësisht nga koronavirusi pasi u diagnostifikua pozitive muajin e kaluar, tha Guvernatori i New Jersey, Phil Murphy në një konferencë shtypi të enjten.
108 vjeçarja mund të jetë personi më i moshuar që shërohet nga virusi në New Jersey.
“Një dëshirë për jetën e jashtëzakonshme, një shpirt i jashtëzakonshëm dhe një forcë e jashtëzakonshme, ishin fjalët e guvernatorit për shërimin e Goldsholl.
Goldsholl ishte shtatë vjeç kur u sëmur nga gripi i 1918 – i cili vrau më shumë se 50 milion njerëz në mbarë botën./abcnews.al