Shokuese, Bendtner: Lashë 6 milion euro në poker, “shpëtova” në Londër

schedule12:19 - 15 Maj, 2020

schedule 12:19 - 15 Maj, 2020

Nicklas Bendtner njihet për bëmat e tij, që janë të shumta. Sulmuesi danez ka zbuluar së fundmi në televizionet daneze edhe një tjetër problem që ka pasur. Atij pëlqente të luante poker dhe fillimisht e bënte me shumë të mëdha, deri në momentin që “u dogj” dhe vendosi të tërhiqej.

“Kam luajtur shumë poker në jetën time. Luaja kundër profesionistëve që në moshën 19-vjeçare. Është e vështirë ta përcaktoj shumën që kam humbur, por mund të jetë rreth 6 milion euro. Nuk kisha një problem me lojërat e fatit.

Gjithmonë e kam kontrolluar, por një natë në Londër situata doli jashtë kontrolli dhe mund të përfundonte shumë keq. Që pas asaj nata ndalova së luajturi shumë para. Luaja me shuma të vogla, me miqtë e mi. Luanim nga 12 sterlina secili”, rrëfen Bendtner, i cili ka luajtur edhe me klube elitare, si Arsenal dhe Juventus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!