Një tjetër viktimë është shënuar këtë të premte nga koronavirusi në Greqi duke e çuar në 158 numrin e përgjithshëm të personave që kanë humbur jetën deri më tani në vendin fqinj.
Mediat greke bëjnë me dije se kjo është viktima e 12 që pas lehtësimit të masave që ka marrë Greqia së fundmi.
Viktima më e fundit është një grua, që ishte shtruar në spital në NIMTS dhe ishte infektuar në klinikën “Taxiarchai”. E moshuara kishte sëmundje të mëparshme dhe prej disa ditësh ishte duke luftuar për jetë në Kujdesin Intensiv.
Ndërsa ditën e djeshme zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras njoftoi se numri i rasteve të infeksionit ishte rritur me 10, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.770.
Nga rastet, 55.3% janë burra dhe 610 kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 1.409 për një rast të njohur tashmë. Sipas statistikave nga viktimat janë 42 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra, ndërsa mosha mesatare e tyre është 75 vjeç. 93.6% kishin një sëmundje themelore ose ishin mbi 70 vjeç./abcnews.al