Ky është momenti kur është nxjerrë nga deti në Durrës një kufomë. Trupi i pajetë i seksit femër u gjet mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se trupi i pajetë është gjetur në zonën e Currilave, kanë qenë peshkatarët që kanë shkuar për të tërhequr rrjetat dhe kanë gjetur kufomën.
Menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes policia dhe kanë bërë të mundur tërheqjen e kufomës. Ndër të tjera gazetari bën me dije se bëhet fjalë për një 60-vjeçare që sipas policisë bëhet me dije se ka pasur probleme mendore.
Ndërkohë nuk dihet nëse është vendi i saktë i mbytjes, pasi mund të jetë mbytur në një zonë tjetër dhe kanë qenë rrymat që e kanë sjellë në Currila.
Ndër të tjera gazetari thekson se nga burime i kanë konfirmuar se viktima dyshohet se është nëna e një efektivi rrugor. Ndërkohë pritet një konfirmim zyrtar, pasi poliia ka nisur hetimet.
Njofftimi i policisë:
Më datë 15.05.2020, rreth orës 08:30, në lagjen nr.1,Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/abcnews.al