Ngrihet një tjetër alarm: Minjtë po infektojnë njerëzit me hepatit, askush nuk e di sesi

schedule20:27 - 14 Maj, 2020

schedule 20:27 - 14 Maj, 2020

Në vitin 2018, ekspertët e sëmundjeve infektive në Universitetin e Hong Kong-ut hasën në një pacient të pazakontë. Një burrë 56-vjeçar, që kishte bërë transplant të mëlçisë po shfaqte funksione anormale të mëlçisë pa ndonjë shkak të dukshëm.

Testet e bëra zbuluan se sistemi i tij imunitar po përgjigjej ndaj hepatitit E, por gjithsesi në të vërtetë nuk mund të gjenin llojin njerëzor të virusit të hepatitit E (HEV) në gjakun e tij.

Hepatiti E është është një sëmundje e mëlçisë që mund të shkaktojë ethe, verdhëz dhe zmadhim të mëlçisë. Virusi vjen në katër specie, të cilat qarkullojnë në kafshë të ndryshme; në atë kohë, vetëm njëra prej tyre dihej se infektonte njerëzit.

Pasi testet rezultuan negative, studiuesit ri-dizajnuan testin e diagnostikimit, e bënë përsëri, dhe gjetën për herë të parë në histori, hepatitin E të miut tek një njëri, shkruan CNN.

“Papritmas, ne kemi një virus që mund të kalojë nga minjtë e rrugës te njerëzit”, tha Dr. Siddharth Sridhar, një mikrobiolog dhe një nga studiuesit që bëri zbulimin. Ishte një infeksion aq i pazakontë dhe i paparë saqë ekipi filloi të pyesë nëse bëhej fjalë për një  “incident i njëhershëm, një pacient që ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar”.

Por, rasti vazhdoi të përsëritej sërish.

Që nga studimi i parë, 10 banorë të tjerë në Hong Kong kanë rezultuar pozitivë për hepatitin E të miut, i njohur edhe si HEV. Rasti më i fundit u regjistruar një javë më parë; një burrë 61-vjeçar me funkminj

sion jonormal të mëlçisë rezultoi pozitiv në 30 Prill. Dhe mund të ketë qindra të tjerë të infektuar të panjohur atje, tha Sridhar.

Forma e hepatitit E tek njerëzit zakonisht transmetohet përmes ndotjes fekale të ujit të pijshëm, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. /abcnews.al/