Divjakë/Motori përplaset me dy makina

schedule08:37 - 19 Mars, 2018

schedule 08:37 - 19 Mars, 2018

Dy të rinj nga Divjaka, përkatësisht 23 dhe 17 vjeç u aksidentuan rëndë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Divjakë-Sulzotaj gjatë orëve të vona të natës. Fillimisht, dy personat që ndodheshin në motorçikletë, drejtuesi i tij 23 vjeçari L.M dhe pasagjeri R.M, 17 vjeç, u përplasën me një “Fiat”. Pas rrëzimit në tokë të dy të rinjve, ata u goditën për herë të dytë edhe nga një mjet tjetër tip “Golf”.

Për shkak edhe të mungesës së kaskave mbrojtëse të kokës, aksidenti u ka shkaktuar dëmtime të rëndë dy të rinjve. 17-vjeçari është në gjendje më të rëndë dhe u dërgua në Tiranë, kurse 23-vjeçarin në spitalin e Lushnjes. Dyshohet se shkak është shpejtësia e motorit në një rrugët me lagështirë. Por policia shoqëroi dy drejtuesit e mjeteve A.S 35 vjeç dhe K.P 37 vjeç, të dy banues në Divjakë për të sqaruar rrethanat dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al