Reforma Zgjedhore/ Hajdari në “ABC News”: Nuk mund të dal nga ajo tavolinë pa marrë asgjë

schedule18:16 - 13 Maj, 2020

schedule 18:16 - 13 Maj, 2020

Deputetja Rudina Hajdari në studion e “ABC News” ka folur për Reformën Zgjedhore dhe debatin mes palëve politike. Hajdari tha për gazetarin Endri Xhafo se në këtë situatë është e rëndësishme të diskutohet për sistemin, ndërsa shtoi se mbledhja nuk duhet të përdorej për t’i bërë bisht sistemit.

Sipas saj ndryshimi i sistemit zgjedhor do të sjellë një Parlament dinjitoz dhe një demokraci më funksionale ku qytetarët do të ndjehen më të përfaqësuar. Sa i përket tryezës politike Hajdari tha se nëse nga propozimet e bëra nuk merr asgjë, nuk e sheh të arsyeshme praninë në Këshillin Politik.

Gjithashtu deputetja theksoi se kjo është një betejë e vështirë dhe se sipas saj janë mësuar t’i ndajmë pazaret siç duan ata vetë, por shtoi se sistemi zgjedhor është një betejë që do ta gjejë përgjigjen shumë shpejt.

“Unë nuk jam për të komentuar çfarë thotë Edi Rama, mundohet t’i fokusohem agjendës që kam përpara. Ajo që bëri Rama ishte diversion dhe i bënë bisht një temë goxha të rëndësishme për vendin”, u shpreh Hajdari.

Më tej Hajdari theksoi se puna kryesore e Këshillit Politik është të arrihet një konsensus në lidhje me kërkesat e propozuara.

“Jam në atë tryezë dhe përfaqësoj vullnetin e popullit që ka dëshirë që ky sistem të ndryshojë. Atëherë, çfarë do të marr unë nga kjo gjë. Sepse unë nuk mund të dal nga ajo tavolinë pa marrë diçka, është e padrejtë.

Ne momentin që më komunikohet që nga ai propozim që kam bërë nuk marr më asgjë, atëherë praninë time në atë Këshill Politik nuk e shikoj të dobishme. Nuk e shikoj të arsyeshme vazhdimin. Unë shikoj plagën e shoqërisë, por mos të harrojmë se shumica e këtyre janë shkaktuar nga politika shqiptare.

Këta nuk duan gjë tjetër veçse të bëjnë rrotacionin e pushtetit, unë kërkoj që kjo të ndryshojë, të krijohet hapësirë për shanse të barabarta. Këtu ka një politikë malinje, ka interesa të ngushta personale që janë në mes. Më pëlqen nënvlerësimi që më bëhet sepse ndryshimi vjen nga brenda.

Qëndrimet e mia kanë qenë të njëjta që fillimi. Kemi një kryeministër arrogant, që nuk lëshon pe. Kërkon të ketë disa njerëz rreth vetës që i konsideron si pëllumba. I ka zbutur shumë Edi Rama.

Mendoni se janë mjaftueshëm 17 ditë?

Hajdari: Debati ishte nëse listat e hapura kanë apo jo nevojë për ndryshime.

Gjithashtu Deputetja shtoi se duhet treguar përgjegjësi ndaj elektoratit.

Ndër të tjera Hajdari tha: Risia e teknologjisë është e rëndësishme. Votimi është pak më i vështirë dhe në shumë zona përdorimi i teknologjisë është i vështirë. Por identifikimi biometrik mund të jetë më i lehtë. Kam katër vite në Shqipëri dhe po e ndjej çdo ditë sa e vështirë është çështja e ekonomike.

Në këto momente qeveria Rama ka dështuar në mënyrën sesi ka menaxhuar situatën qoftë ekonomik, sociale në këtë vend. Kam qenë edhe më parë në Shqipëri, por çfarë ndodh sot është e vështirë, duhet një orë  e më parë një sistem i ri. Interesat e ngushta politike po shkatërrojnë këtë vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!