Jeremie Menez po shkon 34 vjeç dhe vijon të luajë futboll, por në Ligue 2. Ai është pjesë e Paris FC, ndërkohë që në të shkuarën ka provuar të luajë me Serie A me klube si Roma dhe Milani. Në kryeqytetin e Italisë spikati dhe në vitin 2011 e bleu PSG, që më pas e huazoi disa herë.
Menez provoi edhe kampionatin turk dhe atë meksikan, për t’u rikthyer sërish në Francë, ku ka luajtur me Sochaux dhe Monaco. Sulmuesi, mbrëmjen e djeshme ka menduar të kalojë kohën duke biseduar me Sebasstian Frei, ish-portierin e njohur që ka luajtur me disa klube në Itali.
Ndër të tjera ai ka zbuluar gabimin e bërë me Vincenzo Montella, kur ai mori drejtimin e Milanit. “E kisha njohur Vincenzon, si shok dhe trajner për gjashtë muaj në Romë. Asnjëherë nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë mes nesh, edhe pse kishte respekt.
Kur ai erdhi në Milano u solla si tr*p. Marrëdhëniet u prishën për shkakun tim dhe më pas gjërat nuk shkuan mirë. Për këtë arsye edhe vendosa të largohem”, shprehet Menez. Gjithsesi më pas Montella e ka kërkuar në ekip atë, kur u rikthye te Fiorentina.
“Ai më pëlqente për Fiorentinën një vit më parë dhe mund të firmosja aty, pasi drejtor sportiv ishte Prade, ai që më çoi te Roma në fillim. Firence është një qytet i bukur për të luajtur futbollit, një qytet ku mund të shijosh shumë bukuri dhe një klub me tifozë të zjarrtë”, tregon Menez. /abcnews.al