Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID-19/ Singapori do të testojë 323,000 punëtorë të huaj

schedule11:10 - 13 Maj, 2020

schedule 11:10 - 13 Maj, 2020

Teksa të gjithë vendet e botës po përballen me pandeminë e COVID-19, Singapori ka vendosur që të testojë 323,000 punëtorët e huaj që jetojnë në konvikte. Singapori, i cili është marrë si shembull i luftës kundër koronavirusit, është goditur nga një shpërthim i madh i sëmundjes në mesin e punëtorëve të huaj.

Punëtorët, kryesisht nga Azia Jugore, jetojnë në konvikte të stërmbushura – shpesh nga 16 vetë në një dhomë.

Mijëra prej tyre janë vendosur në karantinë, por qindra kanë dale pozitivë në testet për koronavirus. Deri më tani, mbi 32,000 punëtorë janë testuar, apo 10 për qind e totalit.

Mund të duhen disa javë,  deri në qershor ose korrik – për të përfunduar procesin e testimit, tha z. Ëong.

Sa shpejt mund të kryhet testimi varet nga disa faktorë, duke përfshirë shkallën në të cilën Singapori mund të rrisë kapacitetin e tij të testimit dhe nëse punëtorët duhet të izolohen ose karantinohen.

Ministri i Zhvillimit Kombëtar, Laërence Ëong, tha se rreth 3,000 teste kryhen çdo ditë. Singapori ka konfirmuar deri më tani 24,671 të infektuar me koronavirus  gati të gjithë punëtorë migrantë  dhe 21 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!