Pipero ndan në “Provokacija” eksperiencat e dhimbshme të pacientëve me koronavirus

schedule22:29 - 12 Maj, 2020

schedule 22:29 - 12 Maj, 2020

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në studion e “Provokacija” ka folur për situatën e pandemisë. Gjatë bisedës me gazetarin Mustafa Nano, mjeku infeksionit ka ndarë momente të vështira ku edhe është gjendur për shkak të COVID-19.

I gjendur përballë vështirësisë dhe pacientëve të prekur nga koronavirusi apo edhe personave që kanë humbur jetën, ai u shpreh se kjo pandemi ishte e jashtëzakonshme. Madje duke e krahasuar edhe me gripin spanjoll Pipero thotë se është shumë herë më e frikshme.

Pipero: Kemi pasur qytetarë që kanë humbur jetën dhe nuk kanë pasur asnjë të afërm. I kanë pasur fëmijët jashtë. Njërit i qëlloi edhe gruaja bashkë me fëmijët në Itali dhe vajza që më lutej t’i çoja një foto apo video të babait. Ka pasur dhe nga ata që më kanë pyetur: Ku mund ta gjej varrin e babait tim? 

Pandemitë nuk janë gjëra të zakonshme, janë të jashtëzakonshme. Kam 40-vjet doktor dhe është hera e parë që e përjetoj këtë lloj pandemie. Kjo pandemi nuk i ngjan as gripit spanjoll është shumë herë më e frikshme. Ndoshta për shkak të mungesës së kapaciteteve mjekësore në të gjithë botën.

Gjithashtu mjeku infeksionit ka folur edhe masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ai theksoi se vendet nuk mund të kenë praktika të njëjta në të gjitha vendet njëkohësisht, ndërsa shtoi se përshtaten në raport me vendet.

“Të gjitha studimet kanë arritur se mbyllja, distancimi social pavarësisht vështirësive ekonomike ishte e domosdoshme. Di të them se sipas një studimi të bërë në Kinë, nëse do të ishte mbyllur vetëm një ditë më parë humbjet në jetë do të ishin 40% më pak. Sado analizë ti bëjmë kësaj situatë është e vështirë të gjejmë të mesmen e përbashkët”, tha Pipero./acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!