Artem Besedin, sulmuesi ukrainas i Dinamo Kiev, është dënuar nga UEFA për një vit, pasi ka dalë pozitiv për përdorimin e një ilaçi. Futbollisti 24-vjeçar iu nënshtrua testit të antidopingut pas ndeshjes që skuadra e tij humbi në Europa League, më 28 nëntor, kundër suedezëve të Malmo.
Pas testeve ju zbuluan gjurmë të një stimuluesi të ndaluar, të quajtur Fonturacetam. Ky medikament u prodhua në vitin 1983 dhe përdorej nga astronautët e ish-Bashkimit Sovjektiv, me qëllimin luftimin e lodhjes. UEFA menjëherë ka marrë masa dhe e ka pezulluar Besedin.
Lojtari i kombëtares së Ukrainës nuk do të mund të luajë futboll deri më 19 dhjetor të vitit 2020. Artem ka vendosur të mos apelojë dhe kështu do ta vuajë dëni8min deri në fund. Sulmuesi është në ndalur në një moment të mirë, pasi këtë sezon kishte shënuar 8 gola në kampionat, në 13 ndeshje. /abcnews.al