Të shkruarit dhe shqipërimi i letërsisë për fëmijë e ka rrëmbyer vitet e fundit studiuesen e njohur, Klara Kodra. Së fundmi, ajo ka përkthyer edhe antologjinë me përralla në tre gjuhë, shqip, italisht dhe maqedonisht. Kodra në një intervistë për ABC Neës shpjegon sekretin e gjuhës së fëmijëve dhe formën se si duhen prezantuar momentet e gëzueshme dhe tablot dramatike.
Letërsia për fëmijë në këndvështrimin e studiueses, përkthyeses dhe autores për fëmijë, Klara Kodra, është delikate dhe e vështirë, pasi fëmija në rrëfimin e përrallave kërkon spontanitet dhe jo artifice, shjegon specialistja.
Sipas Kodrës, gjuha e përdorur si në letërsinë vendase për fëmijë dhe atë të shqiperuar është kjo.
Një shkrimtar i mirë nuk duhet kurrsesi të mos përdorë notat e humorit.
Klara Kodra është edhe një prej përkthyeseve të antologjisë tre gjuhëshe me përralla, në italisht, shqip dhe maqedonisht. Ajo shpjegon edhe të përbashkëtat dhe diferencat mes popujve.
Sipas studiueses, fëmija është mire që të mësohet jo vetëm me përralla të gezueshme, por gradualisht, duhet t’i pasqyrohen edhe tablot dramatike.
Mesazhi dhe paraqitja estetike janë elemente të rëndësishëm në një libër për fëmijë. Si shqetësime, përkthyesja paraqet librat me vampirë, të cilët ndikojne jo fort pozitivisht në botën e fëmijës.
Ka disa këshilla që jep Klara Kodra për prindërit, kur blejnë një libër.
Thellimi mbi një temë të caktuar dhe forma e prezantimit në mënyrë sa më atraktive është rruga e vetme për të mundur internetin, thekson përkthyesja./abcnews.al