12 maji është Dita Ndërkombëtare e Infermierëve. Këtë periudhë janë heronjtë, kudo në botë, pasi po përballen me situatën e vështirë të krijuar nga koronavirusi. Mes infermierëve ka edhe personazhe të botës së sportit dhe tre prej tyre janë infermierë.
Janë tre anësorë të Superiores, Ridigert Çokaj, Fatmir Lamaj dhe Rejdi Zaimi, që janë në frontin e parë në betejën kundër COVID-19. FSHF ndjehet krenar për punën e tyre dhe të të gjithë infermierëve.
“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, një ditë ku duhet të përulemi dhe falënderojmë përzemërsisht të gjithë infermierët në të gjithë Shqipërinë që na shërbejnë çdo ditë të vitit.
Sot në këto kohë të pazakonta për shkak të Covid-19, duhet të jemi krenar për Ridigertin, Fatmirin dhe Rejdin, tre asistentë të shkëlqyer, të cilët kanë qenë çdo orë në shërbim të qytetarëve në pritje të rikthimit në fushat e blerta për të dhënë drejtësi. Ju faleminderit!”, shkruan FSHF në rrjetet sociale. /abcnews.al

