Premier League do të rifillojë me datë 1 qershor dhe të gjitha palët janë “pro” përfundimit të sezonit aktual. Gjithsesi, kujdesi duhet të jetë maksimal dhe për ta bërë edhe më të thjeshtë, drejtuesit e kampionatit anglez menduan që të luheshin sfidat e mbetura në stadiume neutrale.
Kjo për të parandaluar grumbullimet masive të tifozëve në stadiumet e qyteteve të tyre rreth ambienteve. Fillimisht, disa klube të elitës së futbollit anglez ishin dakord, por shumica prej tyre kanë kundërshtuar.
Si pasojë, drejtuesit e Premier League janë detyruar të tërheqin mbrapsht vendimin e tyre dhe kanë dalë me një vendim të dytë, duke njoftuar klubet se ndeshjet do t’i luajnë në shtëpi dhe jashtë. Gjithçka mbetet pa praninë e tifozëve…/abcnews.al
Premier League clubs could get go-ahead to host games at their own stadiums | @johncrossmirror https://t.co/ne0tMJYkkH pic.twitter.com/P2i8VOF4k8
— Mirror Football (@MirrorFootball) May 12, 2020