Takimi i dytë për futbollin: Kampionati në ajër, Kupa drejt “djegies”

schedule16:30 - 12 Maj, 2020

schedule 16:30 - 12 Maj, 2020

Futbolli nuk e merr “OK-in e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Grupi i punës i FSHF-së ka zhvilluar një tjetër takim ditën e sotme dhe janë kërkuar disa ndryshime në projekt protokollin sanitar.

Kërkohen të plotësohen edhe disa kushte të tjera, në mënyrë që ekipet të mund të stërviten dhe me pas të luajnë. Veç anës financiare, që normalisht do jetë një problem që klubet duhet ta zgjidhin, edhe koha është kundër.

Momentalisht mbetet në fuqi data 18 maj për rifillimin e stërvitjeve, por në mënyrë individuale. Rifillimi i kampionatit në fund të muajit është në rrezik dhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë “djegia” e Kupës është shpëtimi i fundit dhe kështu në Europë do të shkonin 4 ekipet e para.

Në FSHF shpresojnë që të arrihet më parë një marrëveshje dhe ekipet të nisin stërvitjet para 18 majit. Edhe klubet janë në pritje të lajmeve të reja, pasi e gjithë kjo situatë e krijuar i ka lodhur dhe ata duan të dinë nëse kampionati do të nisë apo jo, në mënyrë që të dinë çfarë të bëjnë. /abcnews.al