Plani i rindërtimit prek lagjen “Subashi”, banorët para Bashkisë: Do t’i drejtohemi institucioneve të tjera

schedule15:40 - 12 Maj, 2020

schedule 15:40 - 12 Maj, 2020

Prej 5 orësh banorët e lagjes ” Subashi” ndodhen në sheshin pranë Bashkisë Krujë, me shpresën të takojnë kreun e kësaj Bashkie, Artur Bushi.

Ashtu siç dhe kishte njoftuar ky i fundit, në këtë situatë pandemie nuk do i ofrojë bashkëbisedim banorëve të lagjes Subashi.

Një lagje e cila është ne projektin e qeverisë për zonë rindërtimi, ndërsa konsiderohet si lagje muzeale dhe prek interesat e banorëve, por edhe dëmton historinë e saj.

Kryetari i Bashkisë Artur Bushi ende nuk është paraqitur pranë zyrave vendore ku dhe ndodhen përfaqësues nga lagja Subashi.

“Jemi mbledhur para Bashkisë për një zgjidhje, për një takim me kryetarin e Bashkisë. Kryetari i Bashkisë është njohur në lidhje me kërkesën tonë dhe presim të na japë një informacion. Pandemia ka kohë që qarkullon në Shqipëri, ne nuk jemi në pikun e saj, lëvizja tani është akoma më e lirë. Kemi menduar që nëse kryetari na injoron edhe sot, do të ndjekim të gjitha institucionet e tjera”, shprehet ai./abcnews.al