19 marinarë mbetën të vdekur pas një incidenti mes dy anijeve të Marinës Iraniane. Tragjedia ndodhi pas një manovre ushtarake në Ngushticën e Hormuzit.
Për pasojë humbën jetën 19 marinarë dhe u plagosën të paktën 15 të tjerë. Forcat e armatosura iraniane zhvillojnë rregullisht manovra në këtë kalim strategjik. Anija mbështetëse Konarak u qëllua me raketë gjatë një manovre ushtarake.
Incidenti vjen në një rajon dhe në një kohë mjaft të tensionuar midis Teheranit dhe Uashingtonit.