Mesfushori i Manchester Cityt, Rodrigo, ka dhënë një intervistë sot, ku ka reflektuar për sezonin e tij të parë me “Qytetarët”. Spanjolli pranoi se ka qenë shumë i ëvshtirë ambientimi, pavarësisht se ka mbështetjen e plotë të trajnerit Pep Guardiola.
“Është viti im i parë në Angli dhe është jashtëzakonisht shumë e vështirë. Kam ardhur në një skuadër që ka fituar gjithçka dhe luaj në një pozicion me rivalitet të madh, pasi Gundogan dhe Fernandinho janë lojtarë shumë të rëndësishëm.
Gjithsesi, kam mësuar shpejt dhe kam kuptuar se kjo është një sfidë shumë e madhe për mua. Këtu është e vështirë të jesh menjëherë protagonist, ekipi është i mbushur me yje. Gjithsesi, jam shumë krenar për arritjet e mia”, u shpreh Rodri./abcnews.al