Xhafaj: Një superaksion i Policisë, goditje disa grupeve kriminale

schedule13:49 - 17 Mars, 2018

schedule 13:49 - 17 Mars, 2018

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend”, kështu e ka quajtur ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, aksionin e policisë këtë të shtunë, që u mor për të goditur grupe që merreshin me trafikimin e qenieve njerëzore drejt SHBA-së dhe Kanadasë.

“Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit”, shkruan në reagimin e tij në Twitter ministri Xhafaj.

Sipas Fatmir Xhafajt, ky operacion ishte një bashkëpunim ime partnerët amerikanë dhe europianë, që tregon besueshmërinë ndaj policisë së Shtetit.

“Dëshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit . Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndëshkojë të tjera grupe kriminale”, përfundon reragimi i ministrit të Brendshëm.