Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijon me denoncimet e saj ndaj Bashkisë së Tiranës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit të vërtetojë procedurat për Teatrin Kombëtar lidhur me procesin e tenderimit.
Sipas tyre, shtetit po i shkaktohet një dëm tepër i madh nga gara për tenderin e parë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
“Ne kemi dyshime të arsyeshme që buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm. Dyshimet që i kemi për tenderin dhe ngritjen e Komisionit për Ligjin special numër 37 dhe VKM 352; e kemi edhe për shumë tendera të tjerë në Bashkinë e Tiranës ku fituesi paracaktohet”, u shpreh ajo.
Një kërkesë e rëndësishme e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit është dënimi i atyre që abuzojnë me tenderat.
“Ata që bëjnë tendera në mënyrë të fshehur, që abuzojnë mbi pushtetin, ata duhet të përgjigjen. Ne jemi këtu për të mbrojtur mbrojtur pronën publike”.
Ç’do gjë bëhet me taksat e qytetarëve ndaj dhe ne duam të dimë se ku shkojnë ato, ndërsa kanë dhe një thirrje për qyetarët.
“Jemi qytetarë të lirë dhe për ato që ne pagaujmë, duhet patjetër të na thonë ku shkojnë këto taksa.”
“I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mos komentojnë vetëm në rrjete sociale, nëse nuk hedhim hapa konkrete, me dokumentacion, ne nuk kemi për të shkuar gjëkundi”, shprehen ata./abcnews.al