Për herë të parë që në fillim të epidemisë, Britania e Madhe regjistron bilancin më të ulët të viktimave

schedule16:06 - 11 Maj, 2020

schedule 16:06 - 11 Maj, 2020

Britania e Madhe ka regjistruar 210 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit brenda ditës. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend rritet në 32,065.

Po ashtu, vendi ka regjistruar 3,877 raste pozitive për virusin korona brenda 24 orëve dhe kjo do të thotë se që në fillim të epidemisë janë infektuar me Covid-19,  223,060 persona.

Bilanci i vdekjeve ditën e sotme është më i ulëti që nga 26 marsi, vetëm tre ditë pasi nisi karantina, kur numri i viktimave ishte 183. Kujtojmë këtu që Britania e Madhe është një fazë të lehtësimit të masave të marra për të menaxhuar krizën e koronavirusit.

Kryeministri i vendit Boris Johnson njoftoi të dielën se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë ushtrime të pakufizuara nga e mërkura, dhe të udhëtojnë për aq kohë sa qëndrojnë jashtë, po ashtu britanikët mund të kthehen edhe në punë nëse është e sigurt për ta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!