Rusia dëbon 23 diplomatë britanike

schedule11:53 - 17 Mars, 2018

schedule 11:53 - 17 Mars, 2018

Janë 23 diplomatët britanikë që janë dëbuar nga qeveria ruse si reagim ndaj dëbimit të po aq diplomatëve rusë nga Londra. Qeveria ruse gjithashtu ka vendosur të mbyllë dhe organizatën kulturore të British Council në vend.

Rusia ka dëbuar 23 diplomatë britanikë si dhe ka mbyllur çdo aktivitet të British Council, organizatës kulturore britanike. Vendimi është marrë pas polemikave të forta mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë pas helmimit të ish-spiunit, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia, në Salisbur në 4 Mars. Londra kishte dëbuar pak ditë më parë 23 diplomatë rusë.

Ministri i Jashtëm rus i ka konfirmuar ambasadores britanike në Moskë se 23 anëtarë të stafit diplomatik të ambasadës britanike në Moskë janë deklaruar “non grata” dhe do të dëbohen brenda javës. Gjithashtu për shkak të statusit të papërcaktuar të British Counsil në Rusi janë mbyllur dhe aktivitet e kësaj organizate. Qeveria ruse ka vendosur gjithashtu që të anulojë autorizimin për hapjen e një konsullate të përgjithshme britanike në Shën Petërburg.

Rusia vijon të mohojë përfshirjen në helmimin e ish-spiunit rus. Ndër provat kundër Moskës është substanca e përdorus, që sipas Londrës, është krijuar naga vetë rusët. Por kundër kësaj akuze ka reaguar i dërguari i Moskës në Oranizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, i cili u shpreh se substanca e përdorur për të helmuar Skripal vjen nga laboratorë britanikë ose amerikanë./abcnews.al