Europa lehtëson masat e izolimit, me shpresë se nuk do goditet nga një vale e re infeksionesh

schedule09:20 - 11 Maj, 2020

schedule 09:20 - 11 Maj, 2020

Në të gjithë Europën, vendet po lehtësojnë masat e bllokimit duke shpresuar se kjo nuk do të çojë në një valë të dytë të infeksioneve.

Në Francë, shkollat ​​fillore do të rifillojnë mësimin me një numër të vogël të nxënësve sot, dhe dyqanet e rrobave, libraritë, parukierit do të rihapen. Restorantet, kinematë dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura.

Në Belgjikë, shumica e bizneseve do të rihapen sot  megjithëse me distancim shoqëror. Restorantet, baret dhe kafenetë do të mbeten të mbyllura.

Në Hollandë, shkollat ​​fillore do të rihapen pjesërisht sot. Do të hapen gjithashtu biblioteka, fizioterapitë, autoshkollat dhe parukierit.

Në Zvicër, shkollat ​​fillore dhe ato të mesme do të rihapen, por numri i nxënësve do të jetë i ulët. Restorantet, libraritë dhe muzetë gjithashtu mund të rihapen por me kufizime të caktuara.

Në disa rajone të Spanjës, do të lejohen grumbullimet deri në dhjetë njerëz gjithashtu do të lejohet rihapja e restoranteve në ambjente në natyrë dhe me masa distancimi shoqëror.

Anglia do të lehtësojë disa nga masat e bllokimit këtë javë, por pjesë të tjera të MB do të mbajnë udhëzime më të rrepta.

Në Danimarkë, qendrat tregtare mund të rihapen të hënën ndërsa në Poloni, hotelet mund të rihapen gjatë javës  megjithëse turistët e huaj do të duhet të karantinohen për dy javë.

Vende të tjera europiane si Gjermania, Austria dhe Italia tashmë kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!