Aktorja e njohur Miriam Margolyes, ka treguar se shpresonte që kryeministri Boris Johnson të vdiste nga koronavirusi.
Gjatë episodit të së premtes në “The Last Leg Locked Down Under”, 78-vjeçarja pranoi se dëshironte shumë që ai të vdiste, por më pas ndërroi mendje:
“Unë dëshiroja që ai të vdiste. Dhe atëherë mendova se kjo reflekton keq mbi mua dhe unë nuk dua të jem lloji i personit që dëshiron që njerëzit të vdesin”, u shpreh aktorja.
“Ai u përmirësua por nuk u përmirësua si një qenie njerëzore dhe unë do të kisha preferuar që ai të përmirësohej edhe si i tillë. Kështu që, ju e dini, jemi në një situatë dreqi”.
Margolyes u pyet se çfarë mendon për menaxhimin e situatës së koronavirusit nga qeveria dhe ajo u shpreh se është një skandal dhe turp i madh.
Johnson u diagnostikua me koronavirus më 26 mars dhe u shtrua në spital 10 ditë më vonë. Të nesërmen, ai u transferua në kujdes intensiv ku u përball me një përkeqësim të shëndetit, aq sa mjekët morën parasysh edhe vdekjen e tij./abcnews.al