Lyon nxjerr në shitje Aouar për 50 milion, gati ofertat e para

schedule16:58 - 11 Maj, 2020

schedule 16:58 - 11 Maj, 2020

Lyon është dorëzuar dhe drejtuesit e klubit, janë detyruar të nxjerrin në shitje talentin Houssem Aouar. Mesfushori është një ndër futbollistët më të kërkuar në merkaton dhe Lyonit i duhen paratë, duke parë vështirësitë ekonomike.

Me anulimin e sezonit në Francë, klubi lionez nuk do të marrë pjesë në kompeticionet europiane, si dhe ka humbur të ardhurat nga TV dhe nga shitjet e biletave.

L’Equipe raporton se Lyon do ta shesë Aouar për 50 milion euro, madje shumë herët në merkato, në mënyrë që të ri-investojë sërish gjatë muajve të verës. Juventusi dhe Manchester City kanë bërë ofertat e para, por ende nuk janë zbuluar shifrat konkrete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!