Arsene Wenger ka parë shumë futbollistë të mëdhenj gjatë jetës së tij, por kurrë si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Të dy qëndrojnë në majë prej shumë vitesh dhe kanë dominuar botën e futbollit me rivalitetin e tyre, diçka e paparë deri sot.
Ish-trajneri francez, aktualisht në postin e shefit të zhvillimit global të futbollit në FIFA, ndihet keq që argjentinasi dhe portugezi ndodhen në vitet e fundit të karrierës, teksa zgjedh Kylian Mbappe si pasardhësin e tyre.
“Nuk kemi parë kurrë futbollistë si Messi dhe Ronaldo. Një duel i pabesueshëm që ka zgjatur kaq shumë. Kurrë nuk kemi shijuar një dyshe të tillë. Ata janë dy lojtarë absolutisht vendimtarë, në çdo situatë. Mëkat që po shkojnë drejt fundit të karrierës.
Tani po presim gjeneratat e reja. Kësaj radhe më i miri mund të jetë një francez: Kylian Mbappe. Nuk duhet të harrojmë as Neymar”, deklaron ish-trajneri i famshëm i Arsenalit, skuadër në stolin e të cilës qëndroi 22 vite. /abcnews.al