Sulmuesi i Lyon, Memphis Depay, mund të largohet nga francezët në fundin e këtij sezoni. Holandezi ishte në një formë të shkëlqyer, deri në momentin që u dëmtua. Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, e ka pranuar se e ardhmja e tij varet nga renditja përfundimtare e këtij sezoni.
”Memphis më ka thënë se do të flasim sapo ai të rikthehet. Agjentët e tij ma kanë bërë të qartë se ai do të largohet nëse ne nuk marim pjesë në Europë sezonin e ardhshëm”, deklaron presidenti për “Le Progres”.
Është skuadra e Milanit ajo që ka disa kohë që e ndjek situatën e sulmuesit. Problemi i vetëm qëndron tek pozicioni final i kuqezinjve, pasi dhe ato e rrezikojnë vendin në Europë. /abcnews.al