Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka shprehur përsëri mbështetjen e tij për ligjin që zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe.
Në një prononcim të fundit, shefi i qeverisë së Shkupit pati akuza për kreun e shtetit Ivanov.
“Mua më vjen keq që Presidenti vendosi tekstualisht të mos e respektojë Kushtetutën dhe deklaroi se, për herë të dytë, nuk do ta dekretojë ligjin. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës së Maqedonisë dhe gjithsesi institucionet nuk kanë të drejtë të lejojnë që kjo të ndodhë”, u shpreh Zaev në Forumin për Sundimin e së Drejtës në Europën Juglindore.
Kryeministri nënvizoi më tej se “ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të ndryshojë asgjë në Maqedoni”. Gjithashtu përsëriti se ligji në fjalë nuk është votuar në fshehtësi, por është zhvilluar debatuar për 9 muaj./abcnews.al