Skuadrat italiane janë rikthyer në stërvitje pas një kohe të gjatë, teksa rastet me koronavirus nuk kanë munguar. Fiorentina, Sampdoria dhe Torino kanë patur pjesëtarë të infektuar me COVID-19. Shumë u përfol edhe për Milanin, por situata është pozitive.
Kuqezinjtë kanë lajmëruar tifozët e shumtë se testet e të gjithë lojtarëve dhe anëtarëve të stafit teknik kanë rezultuar negative. Diçka e tillë ka rikthyer qetësinë te klubi i famshëm italian dhe djemtë e Piolit mund të vazhdojnë stërvitjen qetësisht.
Paolo Maldini, legjenda dhe drejtori teknik i klubit, rezultoi pozitiv në datë 21 mars së bashku me djalin e tij, Paolo Maldinin, i cili debutoi këtë sezon me skuadrën e parë. Të dy kaluan një periudhë dyjavore në karantinë dhe u shëruan për fat të mirë. /abcnews.al
Official Statement: https://t.co/leB7hXO5qb
Nota Ufficiale: https://t.co/GFBI6FqZq0 pic.twitter.com/r2Alg4DJAe
— AC Milan (@acmilan) May 9, 2020

