Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili bëri të ditur se për procesin e integrimit në BE duhet bashkëpunim mes Opozitës dhe Presidencës dhe se politika duhet të tregojë unitet. Nishani shprehet se pasi Rama asgjësoi zgjedhjet e lira kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse”.
Statusi:
Gangsterri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon “tryezë gjithpërfshirëse” për integrimin!!!!!
Pasi asgjesoi zgjedhjet e lira dhe demokratike në këtë vend në bashkëpunim me krimin e organizuar,
Pasi asgjesoi institucionet e pavarura duke grisur Kushtetutën e vendit me gazin helmues të policisë,
Pasi asgjesoi ekujlibrat, ndarjet dhe kontrollin midis pushteteve në interes të tradhëtisë kombëtare,
Pasi shkatërroi ekonominë dhe tregun e lirë për të dhjamosur oligarkët e korruptuar,
Pasi asgjesoi drejtësinë me militantët e korruptuar majtistë,
Pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta,
Pasi korruptoi dhe asgjesoi median e lirë,
Pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite),
Pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish ,
Pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët,
Kërkon “tryezë gjithpërfshirëse” !!!!!!!
Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterrit ja kanë vënë mbi tryezë.
Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë !
Kjo është Shqipëria Sot !
Ky vend evropian në Ditën e Evropës !
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2868539679862116&id=288438424538934
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!