“Meritonte një shuplakë”, Balotelli nuk ia lë mangët Chiellinit

schedule14:39 - 9 Maj, 2020

schedule 14:39 - 9 Maj, 2020

Giorgio Chiellini ka hapur polemika në Itali, pas asaj që ka thënë për Mario Balotelli dhe Felipe Melo. Të dy i janë kthyer mbrojtësit të Juventusit. Sulmuesi, i cili tani është pjesë e Brescia, ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

“Unë të paktën kam sinqeritetin dhe guximin t’i them gjërat në fytyrë. Që nga viti 2013 ke pasur shumë mundësi për ta bërë, duke u sjellë si një njeri i vërtetë. Por ti nuk e ke bërë. Kush e di se çfarë do të thuash një ditë për shokët e ty, kapiten i çuditshëm.

LEXO EDHE: Chiellini: E urrej Interin, Balotelli negativ! Vetëm një është më i keq se ai

Nëse kjo do të thotë të jesh kampion, atëherë preferoj të mos jem. Dhe ndaj fanellës së kombëtares kurrë nuk kam treguar mungesë respekti”, shkruan Balotelli në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ky reagim erdhi për shkak të kësaj deklarate të Chiellini: “ Balotelli është një person negativ, pa respekt për grupin. Gjatë Kupës së Konfederatave, kundër Brazilit në vitin 2013, ai nuk ndihmoi për asgjë. Me të vërtetë e meritonte një shuplakë.

Disa njerëz mendonin se ai ishte një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë, por nuk kurrë nuk e kam përfshirë atë as në 10 apo 20 më të mirët. Gjithsesi është dikush edhe më i keq, Felipe Melo, më i keqi i të këqijve”. / abcnews.al

 

Reagimi i Mario Balotellit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!